Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka mbajtur dje takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve.
Nga ky takim është marrë vendim për protestë.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës.
Azemi tha për Front Online se kërkesa në këtë protestë është rritja e pagave.
“Protesta do të zhvillohet të premten në ora 08:00 para Komunës së Prishtinës. Kërkesa jonë është rritja e pagave të punëtorëve që janë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës. Për punëtorët teknik dhe sigurimit fizik që i mirëmbajnë disa shkolla dhe qendra të mjekësisë familjare që përgjegjës është komuna”, tha Azemi.