Lajme

Protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

05/28/2024 12:45
nga:Sh R

Opozita po proteston për herë të nëntë para Bashkisë së Tiranës.

Njësoj si edhe në tubimet e tjera, tubuesit kanë hedhur molotov para godinës duke rrezikuar efektivët e policisë dhe jo vetëm.

Policia ka reaguar menjëherë duke shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimet.

Por një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një prej tyre.

Policia ka vendosur një kordon sigurie rreth godinës dhe përpara tyre kanë një gardh metalik.

Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës po mbajnë fjalimet e tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.