Avokati Arianit Koci ka ndarë në Facebook thirrjen nga një afarist që ia kishin shkyçur rrymën, i cili i ka thënë që të protestojë para qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se i ka thënë se primare e ka Kuvendin, teksa ka shtuar se s’ka pasur arsye personale për protestë para Kuvendit.
Koci ka shtuar se qytetarët duhet të protestojnë por që problemi është që secili e sheh interesin e vet.
Postimi i tij i plotë:
“Ndihmo. Kishte qenë mirë me protestu, avokat” – ma tha mbrëmë në telefon një afarist të cilit ia kishin shkyçur rrymën.
“S’po të kuptoj” – iu ktheva, edhe pse shumë mirë e kuptoja.
“Po, me dalë para qeverisë, me e ngritë zërin, me e bo të madhe. Me shkru statuse në Facebook. Po dojnë me na marrë në qafë. Duhet me e mbyllë kompaninë” – s’po ndalej.
Në atë moment më erdhi ndër mend diçka që e kam thënë disa herë: arsyet pse unë kam protestuar para Kuvendit nuk kanë qenë personale.
Sikur të kishin dalë bizneset – dhe gjithë qytetarët bashkë – sot do të ishte ndryshe. Politikanët e kishin kuptu se populli ka vetëdije për interesin e përgjithshëm.
Din, reagon, proteston.
Por problemi ynë është ky: secili e këqyrë vetëm interesin e vet.
Prandaj, jemi ku jemi.
“Mua më vjen keq për problemin. Por primare e kam Kuvendin. Deri atëherë – Zoti ju ndihmoftë, se vetes s’po dini me i ndihmu” – i thashë në fund.
P.S
Kërkoj falje që të dielën, herët në mëngjes, po iu ngarkoj me tema shumë serioze.
Sidoqoftë, une jam rrugës për të Liqeni i Xholit, si pjesë e një projekti që i promovon liqejt e Kosovës.
Në agjendë e kam në mes tjerash, edhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.


