Lajme

Protestë për Erona Coklin, aktivistja Ahmeti: Të skanohet me detektor çdo person që futet ne QPS

04/15/2024 13:42
nga:G B

Sot në Ferizaj është zhvilluar një protestë për vrasjen e Erona Coklit.

Nga ky qytet, gazetarja e emisionit „Kosova today“, Alberta Gjini, ka intervistuar aktivisten Dashurie Ahmeti, e cila shpalosi kërkesat e aktivisteve që protestuan para Qendrës për Punë Sociale, dhe para Gjykatës.

Kjo e fundit tha se njëra prej kërkesave të aktivisteve ishte që të vendoset një detektor për çdo palë që kërkon shërbime, në mënyrë që të skanohet dhe të dihet çka ka brenda.

“Kërkuam për siguri efikase në Qendrën për Punë Sociale. Gjykata të konsideroj seriozisht këtë krim dhe të japë dënimin maksimal”, tha tutje Ahmeti.