Sporti

Protestë masive | 500 mijë tifozë të Juventusin bojkotojnë DAZN, anulojnë abonimet e tyre televizive!

02/01/2023 09:50
nga:Lorik J

Një gazetar nga gazeta italiane Il Giornale pretendon se rreth 500,000 tifozë të Juventusit kanë anuluar abonimet e tyre të sezonit televiziv. Lajmi vjen pas vendimit të FIGC-së për t’i hequr bardhezinjëve 15 pikë në sezonin e Serie A të këtij sezoni, një vendim që Juve po e apelon te CONI.

Il Giornale shkruan se Seria A është në rrezik të një ‘tsunami’ pas anulimeve të abonimeve, pasi një e treta (8 milionë) e tifozëve të Serisë A janë ‘Bianconeri’ dhe nëse futbolli italian do të merrte Juventusin, Milan dhe Inter, liga mund të duhet të ‘mbyllte dyert e saj’, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifozët e Juventusit kanë qenë të zëshëm për dënimin e ekipit në mediat sociale, duke nisur një protestë dhe thuhet se ka rezultuar në 500,00 anulime të abonimeve televizive.

Juve është klubi me më shumë tifozë në Serie A: rreth 8.1 milionë.

Gazeta pretendon se anulimet masive rrezikojnë të shkaktojnë një ‘tsunami’ që do të bënte që liga italiane të humbiste vlerën e saj në mënyrë dramatike.