Lajme

Protesta për 8 Mars në Prishtinë – Protestuesit kërkojnë përfshirje në trashëgimi pronësore

03/08/2023 13:48
nga:G B

Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara”, e thirrje tjera, kolektivi “Marshojmë S’festojmë” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Nga aty, gratë kërkuan më shumë barazi në punë e

Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste, Mirishahe Syla, tha se koha më e madhe e grave shkon për pastrim të shtëpisë, teksa tha se nuk paguhen për këtë.

Ajo gjithashtu vlerësoi se gratë kanë shumë pak trashëgimi pronësore.

“Ne gratë e të gjitha profesioneve kemi shumë më shumë të përbashkëta se sa dallime. Në të gjithë punojmë por jo të gjitha paguhen. Ne punojmë edhe jashtë shtëpisë. Koha jonë më e madhe gjatë ditës i’u kushtohet të tjerëve, pastrim, gatim, kujdes por pak nga ne marrin pagë për këtë punë. Pak nga ne jemi në politikë, asnjë nga ne nuk udhëheqim me ndonjë komunë. Nga ne pritet të pastrohen shtëpitë në të cilat jetojmë por pak nga ne jemi pronare të këtyre shtëpive”, tha ajo.

Syla përmendi edhe numrin e lartë të vrasjes së grave në 15 vitet e fundit. Ajo tha se gratë duhet ta raportojnë dhunën që përjetojnë në familjet e tyre.

“Ne na thonë që lindim në derë të huaj, e shkojmë në derë të huaj. Pak nga ne trashëgojnë në familje se sipas kanunit gruaja nuk ka të ardhura. Ne na thuhet të kujdesemi për të tjerët por pak kujdesemi për veten. Na janë marrë burimet me të cilat mund të kujdesemi për veten. Pushkë nuk qitet kur lind një nga ne. Ne pritet të lindim e riprodhojmë edhe kur nuk e duam atë. Jemi ne ato që dhunohemi në shtëpi, rrugë, shkolla, punë, Polici e Gjykatë e Prokurori. Më shumë se 50 nga ne janë vrarë në më pak se 15 vite. Ne dhunohemi çdo ditë në shtëpitë ku shpërngulemi pas martesës, por vetëm pak më shumë se ne e raportojmë dhunën në vit sepse shumicës prej nesh u është mësuar se gruaja e mirë duron. Por ne jemi kaq shumë, çdo i dyti njeri në vendin tonë është njëri nga ne dhe përkundër të gjithave të bashkuara kemi mbijetuar gjithmonë”, tha Syla.