Po bëhen gati 8 orë që kur protestuesit po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e vetme, votimin e Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Specialen.
Qytetarët nuk po qëndrojnë vetëm para Kuvendit, por edhe para ndërtesës së Qeverisë.
“Pak më herët është bërë edhe një arrestim, që dyshohet për shkak të hedhjeve piroteknike, ku policia e ka arrestuar një të ri, dhe pas arrestimit kanë thënë se nuk e ka kërcënuar asnjë policë dhe nuk e ka dëmtuar askënd”, u shpreh Hoda.


