Sporti

Protesta origjinale me monedha, tifozët e Kolnit dhe Dortmundit bëhen bashkë

01/20/2024 16:57
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund po luan në Koln. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të.

Skemë e bukur nga këndorja, asist i Julian Brand dhe gol i Donyell Malen. Pas festës së lojtarëve të Dortmundit nisi menjëherë protesta origjinale e dy tifozerive.

Ultrasit e Kolnit dhe Dortmundit nisën të hidhnin monedha në fushën e blertë, duke protestuar kundër investimeve të huaja në futbollin gjerman.

Tifozët verdhezinj shpalosën edhe një banderole, duke shprehur qëndrimin e tyre kategorik kundër vendimit të DFB për të lejuar investimet e huaja në Bundesligë.