Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i bir i Jakup Krasniqit, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Paraditen e të dielës në Strasbourg të Francës u mblodhën qytetarë të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta për të protestuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë.
Protesta u mbajt aty ku ishte zanafilla e procesit gjyqesor pas pretendimeve për trafikim organesh që dolën të jenë të rreme përfundimisht dhe s’janë pjesë e aktakuzës fare.
Kjo ishte protetsta e fundit në një varg prej disa organizimesh për të shprehur irritimin me atë që konsiderohet proces i padrejtë.


