Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga pikat më të nxehta në Kamenicë në veçanti e në çështjen e arsimit në përgjithësi.
Pas protestave të sotme në këtë komunë, ka ardhur edhe reagimi i ministres Nagavci, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se për protestën ka mësuar nga mediat, teksa ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ia ka konfirmuar se Inspektorati Policor ka filluar hetimet në rast se ka pasur tejkalim të kompetencave nga kreu aktual i komunës, Qëndron Kastrati, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe komunikata e plotë e para pak çasteve.
Sot përmes mediave u informova për atë që ka ndodhur në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës. Si ministre e Arsimit jam e shqetësuar me pamjet që i pashë sidomos për faktin që aty kishte edhe fëmijë.
Kam kontaktuar me ministrin Sveçla i cili më njoftoi se Inspektorati i policor tashmë po e heton rastin nëse ka pasur tejkalim të kompetencave.
Kjo është një situatë e krijuar tash e një kohë në mes Kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe banorëve të disa fshatrave atje dhe nuk ka të bëjë asgjë me nivelin qëndror.
Sado që ka qëllime tendencioze, e vërteta është se ne nuk kemi ndërhyrë në situatën e krijuar në mes të komunës dhe banorëve në asnjë rast. Por respektojmë të drejtën e qytetarëve dhe mendojmë se askush nuk ka të drejtë të tejkalojë kompetencat aq më tepër kur në këtë mes janë fëmijët.
Më duhet ta bëjë të qartë edhe njëherë se si Ministre e Arsimit e kam obligim Kushtetues që ta realizoj të drejtën e çdo fëmije për shkollim dhe do të punojmë që asnjë fëmije të mos i mohohet kjo e drejtë. Ky duhet të jetë dhe qëllimi i të gjithëve, nuk ka asnjë arsyetim për faktin se më shumë se 440 fëmijë janë privuar nga kjo e drejtë.
Ftoj komunën që të jetë në nivel të përgjegjësisë e të mos lejojë asnjëherë më të përsëriten situata të tilla. Prindërit dhe banorët, ndonëse janë përballur e po vazhdojnë të përballen me një situatë jo të lehtë, i lus të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijohen ngjarje si kjo sot e mbi të gjitha të mos rrezikohet siguria e fëmijëve.
Fëmijët duhet të jenë në shkollë. Prindërit të kenë në vëmendje të parë kujdesin për fëmijët, e Kryetari duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
LEXO EDHE:
Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që kemi shumë punë për të bërë
/GazetaBlic/