Në Gjakovë ka filluar protesta në kundërshtim të dhunës ndaj të moshuarës që është bërë para pak ditësh në një Shtëpi të Pleqve në Pejë.
Kjo protesë është organizuar nga një shoqatë e luftës.
Para dy dite në Facebook është publikuar një video ku një infermiere ka sulmuar një të moshuar e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.
Ajo dhe dy kolege të saj tashmë janë në paraburgim si dhe ka pasur një reagim të ashpër të opinionit publik lidhur me këtë rast.


