Lajme

Protesta masive kundër masave anti-Covid, qindra qytetarë bllokojnë autostradën në Itali

04/06/2021 15:34
nga:Y I

Disa zona në Itali duke filluar nga dita e sotme kaluan nga zona të kuqe në portokalli duke iu lehtësuar disa masa anti-Covid.

Ndërkohë një pjesë tjetër e Italisë vijon të jetë në zona të kuqe për shkak të rasteve të reja. Por, lehtësimi i masave në disa zona, solli pakënaqësi për zonat e tjera të cilat vijojnë të jenë të kuqe.

Qindra qytetarë dolën në rrugë duke protestuar për masat anti-Covid, pasi prej 5 javësh këto zona të kuqe kanë të ndaluar hapjen e bizneseve.

Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud, duke shkaktuar një kilometër trafik.

Ndërkohë protestat janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim në Campania.