Lajme

Protesta kundër masave anti-covid, në ora 18:00 gastronomët shpalosin detaje

12/10/2021 15:35
nga:N M

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se do të mbajnë një konferencë për media ku do të shpalosin detaje për protestën e 15 dhjetorit, e ku përmes kësaj proteste kundërshtojnë masat anti covid që janë në fuqi aktualisht e që janë aprovuar nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK) dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), sot më datë 10/12/2021 në ora 18:00, pranë selisë së Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës (prapa objektit të Operës) mbajmë KONFERENCË TË PËRBASHKËT PËR MEDIA rreth PROTESTËS që do të mbahet më datë 15/12/2021, në ora 13:00, pranë Sheshit “Skënderbeu” tek Qeveria e Kosovës.
BOLL MA!