Lajme

Protesta e veteranëve, eksperti i sigurisë paralajmëron eskalim të situatës

06/15/2022 16:28
nga:Genita C

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur rreth protestës së nesërme që do të organizohet nga veteranët e UÇK-së, shkak miratimi i Projektligjit për pagën minimale që nuk përfshiu ata.

Në një prononcim për GazetaBlic, Shala thotë se do të jetë i pashmangshëm eskalimi i situatës nëse, Qeveria e Kosovës nuk e rikthen dialogun me grupet e shtresave sociale në vend.

Për këtë, Shala përmend dy pikat krysore ku përfshin nënpërkëmbjen e veteranëve qysh nga viti 1999 dhe mos kalimi i Trustit nga ana e mazhorancës.

“Nëse Qeveria e Kosoves nuk e rikthen dialogun me grupet e shtresave sociale në vend atëherë e pa shmangshme do të jetë eskalimi i situatës bazuar në dy pika kryesore të cilat janë : 1. Veteranët e UÇK-së si kategori e cila është nënpërkembur që nga 99 dhe mos gjetja e një platforme gjithpërfshirese për ti rehabilitu dhe sistemu në një sistem të veçantë të mbështetjes nga ana institucionale të të gjitha qeverive e në veçanti të veprimeve aktuale të mos futjes në procesin e rritjes se pagës bazë. 2. Sindikatat e ndryshme kanë shprehur indinjaten e tyre të thell në lidhje më mos kalimin / votimin e Trusit nga ana e mazhorancës në kuvend ndërsa në anën tjeter qeveria nuk është duke u treguar e shkathet të gjejë impakt pozitiv për të kaluar një strategji ekonomike 2 vjeçare që kjo e fundit të mund të stabilizojë inflacionin që ka kapur vendin e mbi 14%”, thotë Shala.

Shala thotë se duhet të ketë reflektim nga Qeveria e Kosovës brenda 24 orëve, kjo sipas tij i bie që të futet në lexim të dytë pika e cila prek veteranët.

“Nëse analizohet në aspektin e sigurisë mund të themi që situata e sigurisë është e brishtë dhe e cila mund të eskalojë si rezultat i presionit të madh shoqëror që është duke kaluar shoqëria. Le të shpresojmë që veteranët si dhe demostruesit tjerë mos të tentojnë të futen brenda Kuvendit duke na paraqitur rast i ngjajshëm si në Maqedonin e Veriut e cila mund të përmbyese gjithe sistemin politik kushtetues të vendit. Qeveria duhet të reflektojë brenda 24 orëve të ardhshme duke futur në lexim të dytë pikën e cila prek edhe veteranët”, thotë Shala.

Shala përmend edhe pjesën e Trustit ku sipas tij, Qeveria duhet të hek TVSH-në dhe akcizën për 6 muaj.

“Te pjesa e trustit qeveria të marrë vendim në hjekje të TVSH si dhe akcizës në një përiudh 6 mujore për të kaluar këtë krizë e cila mund të rëndohet në vjeshtën e 2022 ku dihet që do të këtë mungese të ushqimit në tregun botëror dhe e cila do e afekton edhe Kosovën dhe shportën e çdo familje”, përfundon Shala për GazetaBlic.