Lajme

Protesta e thirrur nga opozita në Tiranë, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët

02/11/2023 11:28
nga:Astrit Gashi

Ambasada amerikane në Shqipëri ka këshilluar qytetarët e saj që ditën e sotme të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ndryshe, në oëna 12:00 nis protesta. Do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.