Sporti

Protesta e shumë zhurmë, në Klinë situata del nga kontrolli | Ajeti pranon golin e Dukagjinit, Prishtina nuk pajtohet dot!

02/12/2023 13:56
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Dukagjini – Prishtina.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 1-0, me autogolin e shënuar nga Pefqeli, pas një momenti tejet kontravers, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari Mentor Ajeti shihet duke ndalur lojën tek goditja nga këndi e Dukagjinit, por pasi e bëri një gjë të tillë – vendasit kaluan në avantazh nga devijimi i topit nga Pefqeli.

Pas rishikimit me VAR, Ajeti e pranoi golin, pavarësisht se kishte ndalur lojën paraprakisht.

Shumë protesta, zhurmë e tensione kishte deri në mbyllje, me Prishtinën që nuk pajtohej fare me vendimin e gjyqtarit.

/GazetaBlic Sport