Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar protestë më 4 dhjetor.
Protesta pritet të mbahet fillimisht para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e më pastaj të vazhdojë edhe para Qeverisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje flet për GazetaBlic, zyrtari ligjor i SBAShK-ut, Blendor Shatri.
Shatri rëndit arsyejet se pse do të jetë ky veprim sindikalë.
“Kërkesat specifike që të cilat SBAShK-u ia ka drejtuar Ministrisë së Arsimit fillimisht, pastaj Qeverisë së Kosovës janë këto: mungesa për dialogut social, atëherë ne kërkojmë dialog social që të ulemi dhe të zgjedhim problemet të cilat janë krijuar ndër vite, kërkesat që SBAShK-u ndër vite që është zgjedhja e anëtarësisë që nga çerdhet deri në univeristet që i ka në raport me Ministrinë e Arsimit, pastaj çështja e dytë është nënshkrimi i kontratës kolektive të cilën SBAShK-u e ka dorëzuar draftin para Ministrisë së Arsimit dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as pozitive dhe as negative. Pakënaqësia e rritjes së pagave që e ka deklaruar Qeveria e Kosovës, si dhe shtylla përpara e iniciatiovës qytetare për projektligjin për skena pensionale të financuara nga shteti, ku SBAShK-u e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës së bashku me 20 mijë e 606 nënshkrime. Do të thotë këto janë kërkesat që SBASHK-u ka në protestën e datës 4 dhjetor”, paraqiti kërkesat Shatri.
Shatri bën të ditur se në këtë protestë do të jenë 2 mijë protestues, kështu të përfshirë do të jenë që nga çerdhet e deri tek universitetet të cilët janë anëtarë të sindikatës së arsimit.
“Në protestën e datës 4 dhjetor do të marrin pjesë gjithë përfaqësuesit e shoqatave sindikatave nga çerdhet deri në universitet të cilët janë anëtarë të SBAShK-ut, numri parashihet të jetë 2 mijë protestues”, theksoi ai.
Tutje, Shatri tregon se si do të jetë agjenda e kësaj proteste.
Tubimi do të fillojë para Bibiolitekës Kombëtare do të vazhdojë para MASHTI-t ku do të qëndrohet aty, dhe do të shpalosen kërkesat që ka SBAShK-u drejtuar MASHTI-t. Pas përfundimit të protestës para MASHTI-t do të marshohet drejt qeverisë së Kosovës dhe kuvendit, ku do të shpalosen edhe kërkesat që janë për qeverinë e vendit”, shtoi ai.
Ai mosgatishmërin e zhvillimit të dialogut social e vlerëson ‘hap negativ’.
“Mosgatishmëria e Ministrisë së Arsimit fillimisht të takohet me krerët e SBAShK-ut, po ashtu edhe qeverisë së Kosovës është një hap negativ që është bërë në dialogun social dhe në një vend dekomkratik në të gjitha çështjet zgjedhen më një dialog, mirëpo kjo po shihet si anë negative e kësaj qeverie e cila po përmbyll çdo rrugë për përfaqësuesit sindikalë që të arrijnë të zgjedhin kërkesat që vijnë”, pohoi Shatri.
Ndryshe, sipas tij, nëse këto kërkesa nuk realizohen mund të ketë përzhkallëzim të veprimeve deri tek greva e përgjithshme.


