Sporti

Protagonist në Superkupë, Kreshnik Uka shkëlqeu sot në fitoren e Prishtinës

01/20/2024 16:32
nga:Mergim Rreci

Prishtina e ka fituar sot Superkupën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2 me 1 ndaj Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Njëri ndër protagonistët kryesor të ndeshjes ishte futbollisti Kreshnik Uka, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij.

Uka dha dy asistime në dy golat e realizuar nga futbollistët e Prishtinës, por përveç kësaj, ai ishte shumë i rëndësishëm në organizimin e lojës, sidomos në aspektin ofanziv.

Duhet cekur që futbollisti nga Skenderaj ishte një për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, pas një lëndimi të rëndë, për të cilin duhej edhe të operohej.

Duket që lëndimi është vetëm një e kaluar dhe se Kreshnik Uka do të jetë një pikë shumë e fortë e skuadrës së Prishtinës në edicionin pranveror.

/GazetaBlic Sport/