Pas shtensionimit të situatës në Kuvendi, deputetët kanë kaluar me 60 vota pro Ligjin për Pagën Minimale.
Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Por kundër pagës minimale prej 264 euro ka qenë deputeti i maxhorancës, Eman Rrahmani, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere.
Ai në një prononcim të shkurtë dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur për miratimin e këtij ligji duke thënë se paga minimale me ngritje ka të bëjë më shumë me formalizimin se sa me ndryshimin e gjendjes reale .
“Paga minimale që është një ngritje ka të bëjë më shumë me formalizimin se sa me ndryshimin e gjendjes reale “
“Duke qenë në bashkërrugtim me vendet e rajonit do të duhej që të paktën që paga minimale të bëhej 450 euro sepse edhe Shqipëria edhe Maqedonia e kanë mbi 400 euro pagën minale. Besoj se kjo nuk do të jetë e mirë për vendin por natyrisht se do të jetë më mirë se çfarë ka qenë deri tani” ka thënë Rrahmani për “Gazeta Blic”
Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.
Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshoj.
Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.
Amandamenetet e propozuara nga PDK dhe AAK që në këtë projektligj të përfshihen veteranët luftës, nuk janë pranuar nga mazhoranca
Nga OVL-UÇK kanë paraljmëruar se do të ndërmarrin veprime konkrete pas miratimit të këtij ligji.
/Gazeta Blic/
Miratimi i ligjit për pagën minimale, vjen reagimi i parë nga OVL-UÇK
Miratimi i ligjit për pagën minimale, vjen reagimi i parë nga OVL-UÇK


