Lajme

“Drafti i propozuar nga Edi Rama duhet të trajtohet me kujdes”- Flet për “Gazeta Blic”, Ramiz Kelmendi!

06/10/2023 12:37
nga:Y I

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me veprimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku i njëjti i ka propozuar një draft-statut të Asociacionit për Kosovën, Francës dhe Gjermanisë.

Kelmendi e vlerësoi lart gjestin e Ramë dhe tha se propozimi i tij duhet të trajtohet me kujdes.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një personalitet ndërkombëtar i respektuar dhe propozimet e tij duhen kuptuar si propozime profesionale, vëllazërore, politike, që duhen trajtuar me kujdes, që duhen pranuar si më të butat, më të mirat në raport me të gjitha propozimet e tjera që vijnë nga Serbia. Pa nxitim dhe pa i detyruar diferencat politike me sjell qëndrime që e prishin marrëdhëniet tona ndërshtetërore dhe ndërvllazërore që i kemi” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Ramiz Kelmendi, ish-deputet

Por ndryshe nga Kelmendi një reagim të “ashpër” pati sot ndaj kryeministrit të Shqipërisë, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri tha se nuk ja ka patur ‘borgj’ Kosova një veprim të tillë, Edi Ramës.

“Unë mendoj se është një hap shumë i gabuar, për arsye se qëllimi i Serbisë ka qenë çdoherë që për Prishtinën të bisedojë me Tiranën dhe ky ka qenë një qëllim shumë i hershëm. Ata çdoherë kanë patur dëshirë që të bisedojnë me Tiranën për Prishtinën, dhe ky draft në këtë situatë është i papranueshëm, është një gjë që nuk ja kemi pas ‘borgj’ Edi Ramës. Unë mendoj se ky draft-statut është i përpiluar nga miku i tij, Batoni, me njerëzit e tij dhe mendoj se është i dëmshëm”, tha Bahtiri për “Gazeta Blic”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se i kanë propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

“Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/

Edi Rama i propozon një draft statut të Asociacionit Macronit e Scholz

 

Bahtiri “shpërthen” ndaj Edi Ramës: Në 2018 propozoi ndarjen e Kosovës, tani përpilon drafte me Batonin!