Lajme

Propozimi i BE-së për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

09/19/2023 11:03
nga:G B

Bashkimi Evropian ka thënë se, gjatë takimit që ndërmjetësoi më 14 shtator 2023 mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka paraqitur një propozim për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Brukseli ka mohuar pohimet e kreut të ekzekutivit kosovar se “një udhërrëfyes i sekuencuar” që paraqiti ai ishte i vetmi propozim në tavolinën e bisedimeve.

Propozimi nga Bashkimi Evropian për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

19 korrik 2023