Lajme

Propozimi franko-gjerman, Surroi: Ka një muaj që flitet për diçka që s’dimë

10/25/2022 21:54
nga:G B

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka folur për propozimin franko-gjerman i cili së fundmi ka qarkulluar nëpër media si një draft dokument përmes së cilit synohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne emisionin Rubikon në Klan Kosova, Surroi ka thënë se ka një muaj që flitet për një çështje rreth së cilës nuk dihet.

“Fakti është se nuk dimë dhe fakti është që ka një muaj që po flasim për një çështje që nuk e dimë”.

“Ajo se çka dimë nga deklaratat edhe të Gabriel Escobar [emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor] edhe të diplomatëve tjerë, se kemi të bëjmë me vendosje të një marrëveshje- kornizë që i ka pikat për të cilat duhet negociuar dhe e cila do të konsiderohet si e mjaftueshme për normalizim”.

“Se çka do të jetë normalizimi? Kjo është çështje e interpretimit të të dyja palëve [Kosovës dhe Serbisë] dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

“Por, kjo është një çështje për të cilën unë nuk mund të flas sepse nuk di”.