Debati në mes të analistit Sadri Ramabaja dhe Fatmir Shehollit ka eskaluar duke e akuzuar njëri tjetrin.
Kjo ka ndodhur në “Euronenw albania”, teksa përmes lidhjes virutale janë ftuar për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Gjatë emisionit Ramabaja e akuzoi Shehollin që po bën propagandë, pasi debati vazhdoi, Ramabaja tha se “Sheholli nuk është analist por propagandist i Serbisë”.
Më pas Sheholli buzëqeshi dhe i tha Ramabajës se ai është “ishte propagandist i Jugosllavisë”.