Lajme

“Propagandë për mashtrim të publikut”, Hoti- VV’së: Prita që në video do të tregoni sa vende pune janë krijuar

02/09/2023 17:30
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti ka reaguar pas videos propaganduese të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën atakohen figurat kyçe të LDK-së për qëndrimet e tyre lidhur me gjendjen socio-ekonomike në vend dhe përballjen me krizën financiare.

Hoti në reagimin e tij thotë se ka pritur që mbase video-ja do të jetë ndonjë e tillë ë tregon se sa vende pune janë krijuar e sa është zvogëluar importi nga Serbia por thotë se ajo ishte vetëm një video propaganduese për “mashtrimin e publikut”.

Reagimi i plotë:

Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!

Por, JO!

Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.

VV-ja sulmoi me video ekonomistët e LDK-së, vjen reagimi i parë nga kjo parti: Po na shohin të suksesshëm

Zyrtarja e LDK’së i reagon VV’së pas videos: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur