Lajme

“Propaganda nuk kalon”, Bajrami-Kurtit: E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja, më mirë dorëhiqu

03/25/2024 21:07
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë kryeministrit Kurti se në stadiumet e Pejës e Gjilanit ka investuar zero euro gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe këtë ajo thotë se e din qytetarët.

“Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, thotë Bajrami në profilin e saj në Facebook.

Po ashtu i kërkon dorëheqjen kryeministrit Kurti.

Postimi i saj i plotë:

Propaganda nuk kalon!

Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.

Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.

E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.