Lajme

“Propaganda është mjeshtëri e hollë, e LV e ka të avancuar shumë këtë mjeshtëri”

11/07/2023 22:18
nga:N K

Analisti Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me çështjen e Aociacionit, ku sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po bën propagandë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se si është e mundur të pranohet Asociacioni, nga LVV-ja, kur e kanë kundështuar edhe me gjak.

“Propaganda është mjeshtëri e hollë, e LV-së e ka të avancuar shumë ketë mjeshtëri. Qe pse: Në vend që të bëhet diskutimi se si erdhi puna që Kurti e LV-së po e pranojnë një marrëveshje që e kanë kundershtuar edhe me gjak, debati bëhet nëse drafti duhej të bëhet publik apo jo. Ose pse ende nuk është një version zyrtar i tij i publikuar”, ka shkruar Zogaj.

Tutje ka thënë se propaganda tjetër që po bën LVV-ja është se po thotë, po e ndjekin Vuçiqin, me e nënshkru Asociacionin.

“Hapi i dytë i propagandës së LV është që “Kurti po e ndjekë Vuçiqin me e nënshkru Asociacionin, ama ai s’po don.” Me këtë, makineria propagandistike e LV-së, po i thotë militantit, që Asociacioni që tashmë jeni në dijeni që e kemi pranuar, është në favor të Kosovës sepse Serbia, pra Vuçiqi s’po e pranon të njëjtin. Edhe në këtë rast, i shkreti militant lehtësohet moralisht nga fakti që po duhet me e gëlltite Asociacionin, sepse sipas Liderit, ky na qenka i duhuri per Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: