Sporti

Pronarit të Nottingham Forest i ndalohet hyrja në stadium për pesë ndeshje

10/19/2024 14:37
nga:Mergim Rreci

Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham Forest, është ndëshkuar me pesë ndeshje ndalim në stadium për sjelljen e tij të papërshtatshme pas humbjes 1-0 ndaj Fulhamit.

Sipas Federatës angleze të Futbollit, Marinakis u konsiderua se kishte vepruar në një mënyrë “të papërshtatshme” në tunelin e stadiumit City Ground pas ndeshjes. Ai ishte i zemëruar për dy apelime për penallti që i ishin mohuar ekipit të tij, ndërsa Raul Jimenez shënoi një penallti për mysafirët.

Marinakis ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe tani do të paguajë pasojat për veprimet e tij.

“Evangelos Marinakis i Nottingham Forest është ndëshkuar nga një Komision Rregullator të Pavarur. Ai u akuzua për sjellje të papërshtatshme pas ndeshjes së Premier League ndaj Fulhamit më 28 shtator. Pas një hetimi, sjellja e tij pas përfundimit të ndeshjes u vërtetua, dhe i është caktuar një ndalim prej pesë ndeshjesh në stadium”.

“Arsyet e shkruara nga Komisioni Rregullator të Pavarur do të publikohen në një moment të ardhshëm”, tha Federata angleze e Futbollit, raporton Goal.com.