Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, gjatë së hënës ka vizituar disa biznese në kuadër të fushatës elektorale.
Në një fabrikë ende të pahapur, Berisha, premtoi se do të angazhohet për të rregulluar kushtet në mënyrë që të mund të punojnë njësoj si edhe bizneset tjera për rreth, njofton Klankosova.tv.
Përveç kësaj, Berisha, kritikoi qeverisjen aktuale që nuk i qëndroi pranë bizneseve e investitorëve, gjë që u zotua se do ta bëjë të kundërtën nëse e fiton pushtetin.