Kohëve të fundit janë rritur zërat për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.
Ylli francez ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ekipin e PSG, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht kësaj pronari i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, është shprehur shumë i bindur se Mbappe do të qëndrojë.
Ai në një intervistë për media ka thënë se PSG nuk do e shes kurrë sulmuesin 22 vjeçar dhe ai nuk do largohet nga Parisi.
“Unë do të jem shumë i qartë. Kylian Mbappe do të mbetet në PSG. Ne kurrë nuk do ta shesim atë dhe ai kurrë nuk do të largohet nga klubi pa ndonjë kosto. Është e pamundur”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


