Sporti

Pronari i Milan shpjegon rolin e Ibrahimovic te Milani: Ai ka autoritetin e plotë kur nuk jam unë, është zëri im

03/01/2024 10:34
nga:E K

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, u shfaq së bashku me ekzekutivin dhe ish-sulmuesin Rossoner, Zlatan Ibrahimovic në Samitin e Biznesit të Futbollit të FT në Mayfair të enjten, ku ai shpjegoi rolin dhe përgjegjësitë e sakta të suedezit pas emërimit të tij si Këshilltar i Lartë në dhjetor.

Ibrahimovic iu bashkua Milanit në një rol këshillues pak para Krishtlindjeve, por shtrirja e plotë e detyrave të tij të përditshme nuk ka qenë gjithmonë plotësisht e qartë, trasmeton GazetaBlic Sport.

Cardinale zbuloi se Ibrahimovic është efektivisht zëdhënësi i tij dhe se suedezi ka autoritetin të drejtojë stafin e klubit në mungesë të tij.

Cardinale gjithashtu e krahasoi Ibrahimovicin me LeBron James dhe Dwayne ‘The Rock’ Johnson, të cilët të dy kanë punuar më parë me drejtuesit e RedBird Capital në të kaluarën.

“Ibrahimovic është djali im në terren në Milano, ai ka autoritetin të jetë zëri im me lojtarët, me stafin stërvitor dhe në Casa Milan. Njohja e mirë e Ibrës ishte një nga përfitimet e gjetjes së gati një viti për të vlerësuar situatën, “tha Cardinale, raporton Calciomercato.com.

“Kur takova Zlatanin, isha vërtet i intriguar. Ai është një lojtar i shkëlqyer i ekipit dhe nëse arrin të futësh punën ekipore në botën e biznesit, mund të bësh gjëra më të mëdha dhe më të mira.

“Kur blihen klubet, ata zakonisht mbështeten në shumë konsulentë të ndryshëm, por kush e njeh Milanin dhe futbollin evropian më mirë se Zlatan? Ne kemi një histori të provuar të partneriteteve me njerëz si ai, nga Dwayne Johnson te LeBron James, gjithashtu Ben Affleck dhe Matt Damon. Dhe te Zlatan shoh të njëjtën gjë.”

/GazetaBlic Sport/