Cool

Pronari i dyqanit porosit gabimisht 720 vezë të Pashkëve – më shumë se e gjithë popullsia e ishullit ku banon

03/21/2024 12:47
nga:N K

Për ishullin Orkney të Sandayt, Pashkët erdhën herët.

Pas një defekti të lehtë teknik me porosinë e ëmbëlsirave festive, pronarit të dyqanit, Dan Dafydd, iu dorëzuan 720 vezë çokollatë në vend të 80 që donte të blinte.

Dhe me një popullsi prej vetëm 494 banorësh, dorëzimi është i mjaftueshëm për t’i dhënë çdo banori nga një vezë e gjysmë të Pashkëve secilit.

“Me arrogancën time isha ulur këtu duke menduar se kompania e dërgesave ishte ngatërruar me të vërtetë”, tha për Sky News, Dafydd, i cili zotëron Sinclair General Stores.

“Mendova se na kishin dërguar shumë vezë. Por kur shkova të ankohesha kuptova se ishte krejtësisht gabimi im dhe jo i tyre”, shtoi ai.

Pasi përhapi fjalën për “incidentin” komik në komunitet, Dafydd erdhi me idenë për t’i vendosur 100 vezë të Pashkëve për një fitues me fat.

“Ne bëjmë shumë gara këtu, njerëzit e duan këtë”, tha 39-vjeçari, duke shtuar se kur fjala doli “bota u çmend”.

“Një nga bizneset në ishull publikoi një postim për të tallur, por edhe për të na ndihmuar në një përpjekje për të shitur bileta, dhe më pas radio Orkney e mori atë.

“Që atëherë bota duket se është çmendur për këtë përrallë të vogël budallaqe se unë kam porositur tepër vezët e Pashkëve!”, përfundoi ai.

Dan Dafydd, pronar i dyqanit