Sporti

Pronarët miliarderë të Newcastle të vendosur për trajnerin e ri

10/08/2021 11:08
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, pronarët e rinj të Newcastle janë aq ambiciozë sa duan të sjellin Antonio Conte në klub dhe janë gati të bëjnë një ofertë për ish trajnerin e Interit dhe Juventusit.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) ka blerë 80 për qind të aksioneve në klub për 350 milionë euro dhe ata duket se kanë plane të mëdha për të ardhmen e kësaj skuadre, përcjell GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport raporton se Conte është objektivi i tyre kryesor për stolin dhe ata së shpejti mund të bëjnë një ofertë për ish trajnerin e Chelsea.

Conte fitoi katër tituj të Serie A dhe një Premier League gjatë karrierës së tij si trajner dhe konsiderohet si një nga menaxherët më të mirë në botë.

Edhe pse negociatat nuk kanë filluar ende, La Gazzetta raporton se Conte mund të tundohet pasi ‘ai është tërhequr gjithmonë nga projekte ambicioze dhe konkrete’.

Trajneri italian aktualisht po punon si ekspert i Ligës së Kampionëve për Sky Sport Italia.

/GazetaBlic Sport/