Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar promovimin e librit të gruas së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës në Beograd.
Ai pyeti se si është e mundur që Vetëvendosja është thelbi i lirisë për të gjithë popujt, përveç serbëve, “Si ndodh që për norvegjezët dhe shqiptarët dhe për të gjithë evropianët, Vetëvendosja është thelbi i lirisë dhe demokracisë, dhe jo vetëm për serbët?”, pyeti Vuçiq.
I pari i Serbisë deklaroi se nuk e dinte për promovimin e librit, duke shtuar nuk ishte problemi i tij.
“Ne nuk kemi frikë nga fjalët apo librat e askujt. Serbia duhet të jetë mbi këtë,” tha ai, duke shtuar se problemi i tyre është se si Vetëvendosja shihet kudo si mishërim i lirisë, përveç në rastin e Serbisë. “Na tregoni se kulmi i mendimit liridashës iu lejohet të gjithëve përveç serbëve. Na thoni që është kështu dhe ne e dimë se nuk ka parime, se nuk ka. Le t’i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë,” tha Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.