Lajme

‘Promovimi i librit për ish-presidentin Thaçi’- Çitaku sqarohet për mospjesëmarrjen e PDK-së!

01/23/2024 20:58
nga:Y I

Nënkryetarja PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë për të qenë pjesëmarrës në promovimin e librit për ish-presidentin Hashim Thaçi në Tiranë.

Ajo bëri të ditur se lajmin e kanë marrë vesh nga mediat.

Citaku tutje shtoi se besojnë se ka qenë një lëshim i paqëllimshëm i shtëpisë botuese “Fan Noli” dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog COD në Shqipëri.

“Megjithatë, për hirë të sqarimit të opinionit, mungesa e pjesëmarrjes së zyrtarëve tanë në këtë aktivitet të vlefshëm, përtej çdo aludimi tjetër, ka të bëjë vetëm me një fakt shumë më të thjesht: As Kryetari, as Kryesia, as deputetët e Grupit Parlamentar, nuk kanë marrë ftesë apo njoftim për të qenë prezentë në këtë ngjarje. Madje as familjarë apo miq të afërm” shkruan Citaku në sqarimin e saj raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: