Prokuroja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
Maduro akuzohet për konspiracion narko-terrorizmi, importit të kokainës, dhe për posedim të armëve e pajisjeve shkatërruese.
Prokurorja amerikane i ka cilësuar të dy si trafikantë të dyshuar të drogës.
“Ata së shpejti do të përballen me rreptësinë e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane. Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, do të doja të falënderoja Presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të Popullit Amerikan, dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, ka shkruar Bondi.
Nicolas Maduro and his wife, Cilia Flores, have been indicted in the Southern District of New York. Nicolas Maduro has been charged with Narco-Terrorism Conspiracy, Cocaine Importation Conspiracy, Possession of Machineguns and Destructive Devices, and Conspiracy to Possess…
— Attorney General Pamela Bondi (@AGPamBondi) January 3, 2026


