Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë sekuestron 166 parcela dhe dy banesa

03/05/2025 12:40
nga:G B

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., sot ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.