Pasi që sot Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 7 vjet e gjysmë, Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt, ky vendim sot nxiti edhe reagimin Prokurosisë Themelore në Gjilan, e cila paralajmëroi se brenda afatit ligjor do të paraqes ankesë ndaj këtij vendimi.
“Gjykata Themelore në Pejë, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh. G, për shkak të veprës penale Vrasje nga pakujdesia e sanksionuar me nenin 175 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marr Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtroj ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.


