Lajme

Prokuroria Themelore e Ferizajit kërkon paraburgim ndaj një personi për dhunim

1 vitë më parë
nga:Sh R

Është kërkuar masa e paraburgimit për një person i cili po dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Kërkesa iu parashtrua Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga Prokuroria Themelore e të njëjtës komunë, bëhet e ditur në kumtesë.

Ndaj të dyshuarit L.M, u kërkuan 30 ditë paraburgim shkak të dyshimit se me datën 04 Shkurt 2024 afër fshatit Soponicë- Komuna e Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.