Lajme

Prokuroria: Thaçi dhe Veseli ishin të përfshirë në emërimin e komandantëve të UÇK-së

02/10/2026 10:36
nga:Genita C

Prokurori i Hagës, Matthew Howling ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kadri Veseli ka pasur rol në emërimet në UÇK.

“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin të përfshirë në emërimet e komandantëve”, tha prokurori.

Siç tha ai, Veseli ishte pjesë e vendimit për emërimin e personave, që sipas Howling, mbikëqyrën operacionet e torturës.