Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është ngritur ndaj 45 personave.
Ngritja e aktakuzës vjen gati një vit pas sulmit.
Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale për mosngritjen e aktakuzës.
Kritika ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku.


