Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për fajde

11/06/2024 16:20
nga:G B

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 19 pandehurve, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve.

Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së.