Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur vendimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj tre sulmuesve të zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut.
“Gjykata e shkallës së parë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Millun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq, ndërsa ka liruar nga akuzat Miomir Vakiq. Pas pranimit të aktgjykimit të plotë, prokurori i rastit do të shqyrtoj të drejtën e ankesës. Megjithatë, ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”, thujet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.


