Lajme

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

04/13/2023 11:06
nga:Genita C

Prokuroria Speciale sot gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Tre të ndaluarit janë ngarkuar me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes”.

Gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht mbrëmjen e së martës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.