Lajme

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për spiunazh

06/27/2024 13:24
nga:G B

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.V.

Personi në fjalë është arrestuar mbrëmë dhe është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.

“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘Spiunazhi’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, thuhet në njoftimin e prokurorisë.