Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për një person që u arrestua sot nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. I dyshuari është D.R. i nacionalitetit serb.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.”
Ai dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.”
Arrestohet një person në Jarinjë, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile


