Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Prokuroria Speciale e ka konfirmuar për Klankosova.tv. se Faton Peci është duke u intervistuar pas aksionit të sotëm, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në departamentet që janë nën këtë dikaster, mbi dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Nga Prokuroria s’kanë treguar se në ëfarë cilësie është duke dhënë deklaratë Peci.


