Lajme

Prokuroria në “aksion”: Arrestohen dy drejtor të Komunës së Pejës

08/11/2021 19:21
nga:Gazeta Blic

Prokuroria e Pejës i ka vënë në pranga drejtorin e Kadastrës dhe atë të Pronës të Komunës së Pejës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të Prokurorisë së Pejës. Po ashtu janë arrestuar edhe 3 zyrtarë të Komunës.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe 2 gjeodetë të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Para disa javësh Prokuroria e Pejës kishte dhënë urdhër për ndalimin e drejtorit të Urbanizimit të Komunës së Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit, nën dyshimin se kishin kryer vepra penale të korrupsionit.

Po ashtu u arrestuan edhe zyrtarë tjerë të komunave. Gjykata ndaj tyre ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.