Lajme

Prokuroria ndalon Arijan Sijarinën, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

05/02/2024 16:34
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.