Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e parabugrimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, për Nuredin Lushtakun Prokuroria ka lëshuar vendimin për ndalim, por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim.
Tutje thuhet se, po sa të arrestohet Lushtaku ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.
Njoftimi i plotë:
Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik
2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit
Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare,
dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar
policor është goditur me predhë të armës në këmbë.
Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori
kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për
të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim.
Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së
paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.


