Lajme

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

09/28/2022 13:38
nga:N M

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që t’iu vazhdohet masa e paraburgimit, pesë të dyshuarave në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin për “Betimi për Drjetësi“, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndryshe, lidhur me dy rastet e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtnë, deri tani janë arrestuar 12 persona, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

Ndryshe, E.R, Sh.K, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës në gusht të këtij viti dhe të njëjtit gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar edhe shtatë të dyshuar të tjerë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën në qershor të këtij viti.

PE: Bisedimet e Serbisë me BE të kushtëzohen me sanksionet ndaj Rusisë